Vetëvendosje: Qeveria po shkel rezolutën e miratuar nga Kuvendi për PTK-në

14:43 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që nuk po e respekton rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për gjendjen dhe situatën financiare në ndërmarrjen publike të Telekomit dhe Postës së Kosovës.

Deputëti BesimBislimi nga LVV përmes një konference për media ka thënë se Qeveria Kosovës është duke e thelluar edhe në shumë situatën në PTK.
“Me 12 korrik 2018 Kuvendi ka miratuar një rezulutë për gjendjen Postës së Kosovës. Asnjë nga pikat që janë miratuar në rezolutë nuk janë respektuar nga Qeveria e Kosovës.Ne vend të kësaj Qeveria ka vendosur të trash veprimet dhe keqpërdorimet në Telekomin e Kosovës”, ka thënë ai.

Bislimi ka sqaruar se është fjala për një rezolutë që është votuar nga shumica e deputetëve që kanë qenë në Kuvend.

“Qeveria duhet tu zbatoj vendimet dhe aktet e dala nga Kuvendi. Rrjedhimisht mos respektimi i rezolutes nga Qeveria është mos respektim ndaj Kuvendit komunal. Kjo rezolutë e inicuar nga VV e LDK është vetëm njëra ngatë tjerat. Qeveria na ka dëshmuar se e duan këtë rezolutë për të dështuar. Në këtë sektor po duan që të thellojnë krizën që e kanë krijuar vetë në Telekomin e Kosovës”, ka thënë ai.

Kjo rezolutë ishte inicuar nga Lëvizja Vetëvendojse dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme