Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, si dhe shefin e Hetimeve Rajonale të Policisë së Mitrovicës.
“Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u pajtuan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.
Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për rastet e dhunës në familje.
Kryeprokurori Syla, është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, si dhe ka kërkuar që këto raste të kenë trajtim të veçantë si dhe të u jepet prioritet. Vlen të theksohet që në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste”, thuhet në kumtesën për media.
Gjatë takimit është pajtuar që të enjten e parë të çdo muaji të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës. Po ashtu në javën e ardhshme Kryeprokurori Syla do të mbajë takim me Strukturat e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?