Administrata Tatimore e Kosovës deri më 30 Shtator 2018, ka grumbulluar 75.5 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 336.6 milionë euro.
“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit te planit te të hyrave, këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Shtator 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 32.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 9.6 milionë euro apo 2.9%. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.
Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në kumtesën për media nga ky institucion.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. Motoja e përgjithshme e punës tonë vazhdon të qëndroj në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve”, thuhet tutje.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...