Për ofro dy orë e 30 minuta deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio- përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.
Fill pasi la ambientet e organit të akuzës, Salianji pohoi për gazetaren se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti që tregonte detaje rreth çështjes në fjalë.
“Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen. Nuk ka asnjë dilemë”, tha deputeti demokrat.
“Sot jam person nën hetim për shkak të kallëzimit të Agron Xhafajt. Vetë Agroni kurrë nuk ka ardhur këtu si unë, vetëm erdhi për të kallëzuar”, shtoi Salianji.
Deputeti është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audio-përgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.
“Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Kam dhënë dhe fakte të tjera që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin”, tha ai.
Më herët prokuroria njoftoi se deputeti Salianji është vënë në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë.
Ju jeni personi që keni publikuar videon 2, ku është realizuar, nga kush?
I kam dhënë gjithçka prokurorisë, të gjitha detajet për çështjen i kam dhënë te Prokuroria.
Kë besoni te Alfred Alizoti, versionin e parë apo të dytë?
Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Edi Rama.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?