Sherri mes disa të rinjsh në një lokal në qytetin e Vlorës ka sjellë plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi”.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.
Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë. Ndërkohë po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...