Dorëzohet Erdogan: Turqia pajtohet për lirimin e poastorit në shkëmbim të përfitimeve ekonomike

08:50 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje sekrete për të liruar pastorin ungjillor amerikan Andrew Brunson në ditët e ardhshme.

Në shkëmbim, SHBA thuhet se ranë dakord të lehtësojnë presionin ekonomik ndaj Turqisë, thuhet në raport; megjithatë, detajet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, njoftoi NBC të enjten.

Departamenti Amerikan i Shtetit komentoi mbi raportimet, duke thënë se nuk është në dijeni për ndonjë marrëveshje të tillë.

Megjithatë, të mërkurën, Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo komentoi mbi situatën, duke thënë se lirimi i Brunson do të ishte një “gjë humanitare për Turqinë”.

Ambasada turke në Uashington, DC, nuk ka dhënë asnjë koment.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme