Shqiptarët kanë shtëpi më të madhe në Durrës dhe Tiranë, ndërsa më ngushtë për banim janë banorët e Kukësit dhe të Korçës.
Statistikat rajonale të Instat tregojnë se sipërfaqja mesatare e banimit në Qarkun e Durrësit është 95 m2, ndërsa në atë të Tiranës 94.7 m2.
Megjithëse çmimet e pasurive të paluajtshme në këto qarqe janë më të larta, hapësirat e banimit janë më të bollshme. Kjo lidhet edhe me numrin më të madh të ndërtimeve të reja, që në vlera mesatare, kanë sipërfaqe më të lartë krahasuar me ndërtimet e para viteve ‘90.
Sipërfaqet e banesave reflektojnë diferencat në zhvillimin ekonomik dhe demografik mes qarqeve të ndryshme, por jo vetëm. Qarqet e Durrësit dhe Tiranës kanë edhe numrin më të madh të ndërtimeve informale, shkruan “scan”
Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për vila me më shumë se një kat dhe që kanë sipërfaqe më të mëdha krahasuar me apartamentet.
Në fund të renditjes është qarku i Kukësit, me një sipërfaqe mesatare banesash prej 79.6 m, i paraprirë nga qarku i Korçës me 81.7 m2.
Instat raporton se Shqipëria ka rreth 770 mijë banesa dhe afërsisht një e treta ndodhen në qarkun e Tiranës. Numri më i ulët i banesave regjistrohet në Kukës, me rreth 18 mijë të tilla.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës