A mund të jenë trashëguese sëmundjet mendore?

08:42 | 12 Tetor 2018
A. B.

A kalova në depresion nga trauma se humba babain në rrethana tragjike? Apo është e shkruar në ADN?

Për shumë njerëz, shëndeti mendor është diçka shumë e vështirë për ta diskutuar. Por ata që përballen me këto pasiguri shpesh mund t’u drejtohen familjarëve me probleme të ngjashme.

A kalova në depresion nga trauma se humba babain në rrethana tragjike? Apo është e shkruar në ADN?

Studimet te binjakët dhe historitë familjare kanë provuar se sëmundjet e shëndetit mendor kanë një kontribut gjenetik. Por vetëm në vitet e fundit shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që kanë shkaktuar këtë shtim të rrezikut.

Është zbuluar se 108 gjene dallojnë te njerëzit me skizofreni. Nëntë prej tyre janë lidhur me depresionin, 20 me çrregullimin bipolar. Shkencëtarët presin të zbulojnë edhe shumë të tjera që ndahen në kushte të ndryshme.

Nëse keni një prind me depresion, keni dyfish më shumë gjasa të përjetoni depresion. Në rastin e bipolaritetit, gjasat katërfishohen. Dhe në skizofreni, mundësia që të vuani edhe ju është tetë fish.

Ka edhe rreziqe nga të afërmit, por shifra është shumë më e ulët. Po ashtu, përvoja e jetës ndikon shumë në faktin nëse do të zhvilloni apo jo edhe ju sëmundjen mendore.

Miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet mendore në botë, ku diskutimi për to mbetet ende një tabu dhe ku njerëzit u drejtohen ilaçeve ose marrjes së jetës si një nga mënyrat për të shpëtuar nga sëmundjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme