Një udhëtim i Papa Françeskut në Korenë Veriore është “ëndërr që mund të realizohet” dhe do të ishte një hap gjigant në rrugën drejt paqes në Gadishullin Korean, ka thënë peshkopi jugkorean, Lazarus You Heung-sik.
Heung-sik ka folur para zhvillimit të takimit në javën e ardhshme në Vatikan në mes të Papa Françeskut dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, i cili do të ketë me vete ftesën e liderit verikorean, Kim Jong Un drejtuar Papës, për të vizituar Phenjanin.
“Nëse Papa shkon atje, do të ishte hap i madh, hap kualitativ për Gadishullin Korean dhe paqen në këtë vend”, ka thënë peshkopi, i cili ka qenë pjesëmarrës në një takim në Romë, së bashku me peshkopë tjerë në botë.
“Koreja Veriore mund t’i bashkohet komunitetit botëror si shtet normal. E di sa shumë ka bërë thirrje Papa për paqe në Gadishullin Korean në shumë organizime”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kim fton Papa Françeskun në Phenjan
Zyra Presidenciale e Koresë Jugore ka thënë se lideri verikorean i ka shprehur presidentit jugkorean dëshirën që Papa të vizitojë Phenjanin, në samitin që kanë zhvilluar dy liderët muajin e kaluar.
Asnjë Papë nuk ka vizituar ndonjëherë Korenë Veriore, ndonëse Papa Gjon Pali II është ftuar një herë.
Në vitin 2000, babai i liderit verikorean, Kim Jong-il ka ftuar Papa Gjon Palin II të vizitojë Korenë Jugore, duke thënë se do të ishte “mrekulli” nëse ai do të vizitonte këtë shtet.
Papa Françesku pritet të vizitojë Japoninë vitin e ardhshëm.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...