Google ADS

Basha sot pyetet në prokurori

08:31 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Paraditen e sotme do të merret në pyetje nga prokuroria kreu i opozitës Lulzim Basha.
Po ashtu në organin e akuzës do jetë edhe deputeti demokrat Ervin Salianji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje.

Ndërsa deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen “Babalja”.

Salianji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për çështjen, “Babalaja”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme