Ministri i Jashtëm: Organizata e Frankofonisë i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz

08:08 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se është kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës së Kosovës.

Në një status në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se në faqen zyrtare të e Organizatës së Frankofonisë, i dëshirohet mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin në një pozicion tepër dinjitoz.

Statusi i plotë:
Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme