Ish zonja e parë amerikane Michelle Obama njoftoi të enjten një iniciativë të re që ka për qëllim fuqizimin e vajzave adoleshente anembanë botës përmes edukimit.
“Një vajzë e arsimuar mund ngrejë në këmbë familjen e saj, komunitetin e saj dhe vendin e saj”, tha Michelle Obama përderisa prezentoi programin në emër të Fondacionit Obama me bazë në Çikago, transmeton portali arbresh.info
“Kjo është arsyeja pse unë jam aq krenare që sot Fondacioni Obama po lançon Aleancën Globale të Vajzave në mbështetje të edukimit të vajzave adoleshente anembanë botës”, shtoi ajo.
Kjo nismë ka për qëllim krijimin e një platform për ngritjen e fondeve, duke inkurajuar njerëzit që të marrin veprime në mbështetje të edukimit të vajzave.
Pesë projekte që do të përfitojnë arsimimin e vajzave në Ugandë, Malavi, Indi, Ganë dhe Guatemalë tani janë të hapura për donacione./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit