Google ADS

Kosovë – Maltë, mbyllet pjesa e parë

21:39 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës po luan sot (e enjte) kundër Kombëtares së Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nikoqirja, Kosova kaloi në epërsi në minutën e ‘30 përmes Benjamin Kolollit pas asistimit të Valon Berishës, raporton arbresh.info.

Vlen të theksohet se Malta deri më tani nuk ka rrezikuar asnjëherë portën e kapitenit Samir Ujkani.

Kosova po zhvillon ndeshjen kundër Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme