Google ADS

Ja si hakerët mund të vjedhin faqet në Facebook (Video)

15:27 | 28 Gusht 2015
Arbresh Info

Hakeri nga India, Laxman Muthiya ka zbuluar dobësinë e tretë për këtë vit tek rrjeti social Facebook, që së fundmi ka thyer rekord duke arritur 1 miliardë përdorues brenda vetëm një dite.

Në fillim të këtij viti, Lexam zbuloi një të metë serioze tek grafikët në Facebook që i lejoi atij të fshij foto e albumeve të llogarive të tjera në Facebook pa pasur qasje autoriale tek ato, shkruan arbresh.info. Një muaj më vonë, Luxan zbuloi një tjetër dobësi tek platforma e rrjetit social, kryesisht tek funksioni Facebook Photo Sync, që ngarkon automatikisht fotot nga telefoni juaj tek një album privat në Facebook, i cili nuk mund të shihet nga shokët apo ndonjë përdorues tjetër në Facebook.

Tani, dobësia e fundit e zbuluar nga Laxman iu jep kontroll të plotë përdoruesve në faqen tuaj në Facebook. Këtë herë Laxman ka gjetur një problem me faqet në Facebook që nuk menaxhohen nga vetëm një llogari e vetme, por nga një numër i madh përdoruesish.

Përmes aplikacioneve të palës së tretë një përdorues i thjeshtë mund të kontrollojë një faqe në Facebook duke humbur kështu përgjithmonë aftësinë për menaxhim tek viktima apo administratori i faqes.

Hakeri raportojë këtë të metë tek stafi i sigurisë së gjigantit Facebook, të cilët e shpërblyen atë me 2500 dollarë. Luxman ka demonstruar gjithashtu përmes një video se si kryhet ky sulm të cilin mund ta shikoni më poshtë. /arbresh.info

Video

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme