5 mënyra se si të konsumoni më pak alkool

18:58 | 11 Tetor 2018
Arditë Shkodra

Shumë njerëz po përpiqen të pijnë më pak alkool këtë tetor dhe po bëhen pjesë e një kampanje e quajtur “Go Sober”, në mënyrë që të pinë sa më pak alkool.

Këtu keni disa mënyra që do ju ndihmojnë të pini më pak alkool/

  1. Gjeni një arsye të fortë për të pirë më pak

Shumica prej nesh e di se alkooli lidhet me problemet shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës, por ne tentojmë të supozojmë se ato nuk do të ndikojnë tek ne. Pra, nëse këto rreziqe nuk ju bindin që të ndaloni, gjeni diçka tjetër, si psh: tharja e lëkurës  së fytyrës, bën fytyrën të duket më e fryrë dhe disa të tjerë besojnë se alkooli ka toksina dhe kontribuon në celulit.-përcjell arbesh.info

  1. Mendoni pse po pini kaq shumë

Ndoshta ju jeni duke u mbështetur shumë në alkool për shkak të një problemi themelor me të cilin nuk jeni përballur. Të pini më pak ju jep një shans për të parë se sa jeni i/e varur nga pijet alkoolike dhe sa më mirë që ndjeheni pa atë.

  1. Gjeni dikë që ta bëjë këtë me ju

Fakti që një numër i madh njerëzish kanë nënshkruar për Go Sober për tetor mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në rrugën e duhur .Prandaj gjeni dikë që do e bëj këtë gjë me ju dhe të merrni bashkë vendimin që të mos pini alkool.

  1. Shmangni tundimin

Shpenzoni më shumë kohë duke ushtruar dhe shumë shpejt do e kuptoni se sa shumë ka ndikuar alkooli në trupin tuaj, dhe do e shihnin se çfarë jeni të aftë të bëni kur nuk pini.

  1. Shpërblejeni veten

Do të bëni gjumë më të mirë, do keni më shumë energji, dhe gjithashtu do të kurseni shumë para e të blini çfarë të dëshironi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme