Kryetari i parlamentit grek ka deklaruar se Athina po punon për të përballuar “dogmat nacionaliste të disa qarqeve në Shqipëri”.
Ky pohim përfshihet në reagimin e kryeparlamentarit grek ndaj propozimit të ministrit të mbrojtjes Kammenos, për krijimin e një “boshti stabiliteti” në rajon, që do të shmangte veç të tjerash penetrimin e Rusisë në Ballkan.
Kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis, shprehu “befasimin dhe habinë” e tij ndaj propozimit të ministrit të Mbrojtjes.
“Pres që Kammenos të japë shpjegime të mëtejshme që të kuptojmë se çfarë do të thotë. Vlerësoj se kjo është gabim nga çdo pikëpamje”, tha kryeparlamentari grek dhe vazhdoi:
“Ne për vite të tëra po punojmë për bashkëpunimin dhe zhvillimin në Ballkan dhe hapjen e rrugëve për një pjesëmarrje të barazvlershme në BE. Jemi kundër krijimit të boshteve, pikërisht që të përballojmë qoftë dogmat dhe stereotipet nacionaliste nga ana e disa qarqeve në Shqipëri, qoftë penetrimin në Ballkan që orvatet kohë pas kohe të bëjë udhëheqja turke. Punojmë që të mos ekzistojnë dhe të mos krijohen boshte të tilla”.
Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos diskutoi me nënsekretarin Amerikan të Shtetit, Wes Mitchell, idenë për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve fqinje, që do të shërbejë si barrierë ndaj rrezikut rus në Ballkan. Kammenos tha se në këtë mënyrë do të garantohej edhe stabiliteti i Maqedonisë, duke e shtyrë për të ardhmen zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin midis Athinës dhe Shkupit./ora news/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës