Pas vendimit të Apple për të larguar portin e kufjeve në pajisjet e tyre në favor të përvojës audio pa tel nga AirPods, një debat ka qenë i ndezur në komunitetin e teknologjisë nëse është koha që t’i themi lamtumirë këtij porti.
Sipas një raporti të ri, Samsung duket se poashtu mendon se është koha e duhur pët këtë veprim.
ET News, një nga platformat më të besueshme koreane përgjegjëse për informimin e planeve të ardhshme të Samsung-ut disa herë më parë, ka shkruar një raport që sugjeron se kompania do të heqë dorë nga porti i vjetër 3.5mm i kufjeve me lansimin e Galaxy Note 10 vitin e ardhshëm ose më së voni, me Galaxy S11 në 2020.
Tregu i dëgjuseve pa tela është rritur ndjeshëm në vitet e fundit dhe kjo mund të jetë pjesë e asaj se pse Samsung me sa duket janë të gatshëm të largoj portin e vjetruar, i cili ka qenë me ne që nga viti 1950.
Kjo do të thotë se Galaxy S10 mund të jetë telefoni i fundit nga gjigandi i Koresë së Jugut për të shfaqur një port për kufje me kabllo. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...