Paditet kryeprokurorja e përkohshme

14:58 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj padit kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdhrit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë është shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme