Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, deputeti Ervin Salinaji, është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.
Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.
Gjatë ditës së enjte, avokati i Alizotit dorëzoi në gjykatë një kërkesë për një masë më të butë sigurimi ndaj klientit të tij.
Kjo kërkesë vjen menjëherë pasi PD-ja publikoi një tjetër video me protagonist sërish Fredi Alizotin, i cili kësaj radhe implikon drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, që e kishte orientuar për të pranuar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës. Në lidhje me këtë video, avokati i Alizotit nuk ka preferuar të japë ndonjë qëndrim të klientit të tij, por ka pranuar se Fredi do të pyetet dhe do të japë versionin e tij në zbardhje të së vërtetës: “Klienti im ka dhënë dhe do të japë shpjegime të tjera për të gjithë ngjarjen nga fillimi deri në fund, me qëllimin e vetëm për të zbardhur të vërtetën”.
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës