Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim në një konferencë për media para Rektoratit të Prishtinës ka folur rreth bartjes së lëndëve nga stafi akademik pa titull të profesorit në Universitetin e Prishtinës.
Përfaqësuesi i kësaj organizate tha se në Universitetin e Prishtinës 544 lëndë mbahen nga 177 persona që nuk janë profesor.
“544 lëndë në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 177 persona që nuk janë profesor, së bashku me profesorët këta paraqesin 26 % të ligjëruesve në Universitetin e Prishtinës. Asnjëri nga këta nuk i është nënshtruar kritereve rigoroze statutare për profesorë me anë të secilës mund të dëshmohet përgatitja e tyre për të mbajtur ligjërata”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se mbajtja e ligjëratave të tilla përveç që është në kundërshtim me statutin e UP-së rrezikon kualitetin e mësimdhënies.
“Mbajtja e ligjëratave të tilla përveç që është në kundërshtim me statutin rrezikon kualitetin e mësimdhënies në master. Praktika ku një master i shkencës ligjëron në nivelin bachelor dhe në master dëmtojnë rëndë cilësinë e studimeve, ajo rëndohet edhe më tepër kur shtojmë numrin e madh të bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët pa ju nënshtruar shqyrtimit të kritereve të rrepta për statutare për punësim angazhohen në mësimdhënie mbajnë provime konsultime në ngarkesë të njëjtë me profesorin”, është shprehur ai.
Nga kjo organizatë kanë kërkuar që të ndalohen këto improvizime në UP dhe të angazhohen persona me kredibilitetin e duhur akademik.
“Ne kërkojmë që të ndalohen improvizimet me burimet njerëzore në up dhe të angazhohen persona me kridibilitet e duhur akademik”./arbresh.info
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...