13:57 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info
Marrëdhëniet duken nga jashtë gjithmonë te përsosura. Ajo qe besojnë shumica është ne qofte se çifti ka dëshirë te qëndrojnë me njëri-tjetrin një fund i lumtur i është garantuar. Por, kjo nuk është gjithmonë rasti ne jetën reale. Sipas psikologeve, ka 4 shenja treguese nëse diçka nuk po funksionon si duhet ne marrëdhënien tuaj. Ato janë:
- Zënka te shumta: Shume njerëz kane tendenca te thonë se ku ka dashuri zënkat nuk janë të rëndësishme. Por nëse këto te fundit behën një ngjarje e përditshme, mund te jete një shenje për ju qe te studioni seriozisht veten dhe partnerin tuaj.
- Xhelozia nuk tregon dashuri: Shpesh dëgjojmë se sa shume xhelozia ekziston në një marrëdhënie, aq me e forte është dashuria. Por, ne realitet, kjo nuk është kështu. Xhelozia është shkatërruese dhe duhet mbajtur nën kontroll. Ka shume gjëra që mund të mos ju pëlqejnë, por në qoftë se xhelozia është mënyra për ti shfaqur ato mund te jete shkatërruese.
- Indiferenca: Gjuha e trupit kurrë nuk gënjen. Kur ne jemi duke njohur një person fizikisht tërheqës, ne tregojmë te gjitha shenjat e pëlqimit ndaj tij, prekim flokët dhe skuqemi. Por shenjat nuk mund te qëndrojnë të njëjta gjate gjithë kohës. Ne qofte se shihni një largim, ky është një sinjal i indiferencës. Beni kujdes.
- Dyshimi: Është mire te keni momente dyshimi ne një marrëdhënie, te tregoni dobësi kohe pas kohe dhe te merrni pak nervoz kur mendoni për mundësinë e martesës me partnerin tuaj. Por, një marrëdhënie te shëndetshme, koha gjithmonë ndihmon për te reduktuar dyshimet dhe friken tuaj. Sa me gjatë te jeni së bashku aq më pak hapësirë mbetet për ankth.
Në qofte se këto shenja nuk janë ende pjesë e marrëdhënies tuaj, atëherë jeni ne rrugën e duhur.