Republika e Maqedonisë sot e shënon Ditën e kryengritjes antifashiste në të cilën populli i Maqedonisë është ngritur në këmbë para 73 viteve, shkruan MIA.
Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.
11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithme civilizuese dhe demokratike.
Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.
Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike. Kurorë e kasaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.
Tradicionalisht për këtë festë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore, për realizime në sferën e shkencës, artit, ekonomisë si dhe në sferën e veprimtarive të tjera me interes publik.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi uron me rastin e 11 tetorit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit, Ditën e kryengritjes popullore, simbolin e luftës për liri.
“Kjo është ditë e rëndësishme në historinë e Republikës së Maqedonisë, simbol i vendosmërisë dhe vetëdijes së popullit i cili në mënyrë të guximshme dhe me vetëbesim qëndroi në mbrojtje të lirisë a kundër të keqes më të madhe në historinë njerëzore, qëndroi në mbrojtje të së mirës kundër të keqes, në mbrojtje të dinjitetit përkundër përuljes. Në këtë ditë, megjithatë edhe çdo ditë tjetër, e nderojmë sakrificën dhe luftën, qëndrueshmërinë dhe vizionin e tyre”, shkruan Xhaferi në urim.
Sot, siç thekson kryetari i Kuvendit, jetojmë në vend të lirë, të pavarur, demokratik, të respektuar, vend i cili ndërton guximshëm marrëdhënie të mira fqinjësore, është partner strategjik serioz për ndërtimin e paqes dhe e ec rrugën e vet kah përmbushja e përcaktimeve strategjike moti të përcaktuara, anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO. “Duke e ecur këtë rrugë, hasim në sfida të cilat përpiqemi t’i tejkalojmë me mirëkuptim të ndërsj
Çmimi “11 Tetori” në Maqedoni, u dekoruan katër personalitete maqedonase
Çmimin shtetëror “11 Tetori” për vitin 2018 e marrin katër personalitete të përkatësisë kombëtare maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Në sferën e kulturës, çmimi iu nda përkthyesit dhe shkrimtarit, Dragi Mihajllovski, shkrimtarit dhe gazetarit, Risto Llazarovdhe aktorit, Petre Arsovski, kurse për vepër jetësore në shëndetësi, çmimi i takoi kirurgut Aleksandar Stavridis.
Prej 1969, vetëm 7 shqiptarë janë dekoruar me çmimin “11 Tetori”
Ky çmim iu është ndarë për herë të parë shqiptarëve, në vitit 2004, dhe deri më 2018-tën, ky çmim iu ka takuar vetëm 7 shqiptarëve: Ali Aliu në vitin 2004, Remzi Balla në vitin 2005, Avzi Mustafa në vitin 2006, Resul Shabani në vitin 2011, Reshat Ameti në vitin 2013, Mahmud Hisa në vitin 2015 dhe Rahim Ganiu në vitin 2016.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...