Keni fjetur mirë natën, megjithatë, komenti i parë që dëgjoni në punë mëngjesin e nesërm është: Dukesh shumë e lodhur.
Të gjithëve na ënjten sytë, krijohen qeska dhe rrathë të zinj poshtë syve, por çfarë të bëni kur dukeni shumë të lodhur.
Ndonjëherë nuk është në dorën tuaj krijimi i rrathëve të zinj poshtë syve. Qarkullimi i dobët i gjakut është një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre. Megjithatë, edhe disa zakone të përditshme mund të bhen shkak për formimin e rrathëve të zinj dhe qeskave poshtë syve. Ja cilat janë disa nga këto shkaqe:
Si të shpëtoni nga rrathët e zinj dhe ënjtjet e syve
Merrni këto masa nëse rrathët e zinj poshtë syve po shkaktohen për fajin tuaj:
Flini me shpinë
Më e rëndësishmja: sigurohuni që të flini mjaftueshëm çdo natë. Flini të paktën 7-9 orë në natë. Pozicioni që flini bën një diferencë shumë të madhe. Është mirë që të flini me shpinë për të parandaluar grumbullimin lëngjeve në fytyrë dhe mos penguar qarkullimin gjakut.
Pini mjaftueshëm lëngje
Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë gjatë ditë. Kur jeni të dehidratuar, trupi grumbullon lëngjet, duke shkaktuar kështu ënjtje. Uji ndihmon gjithashtu në nxjerrjen jashtë nga sistemi të kripës së tepërt. Përveç ujit, duhet të konsumoni edhe ushqime të pasura në ujë, si shalqiri, kastraveci, domatet etj.
Kura natyrale
Kurat tradicionale si kompresat e ftohta, fetat e kastravecit dhe çaji i kamomilit ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjes poshtë syve.
Mbroni lëkurën
Dielli nuk i bën asnjë favor lëkurës. Rrezet e diellit dëmtojnë dhe pakësojnë nivelet e kolagjenit në lëkurë, duke shkaktuar humbje të elasticitetit dhe shfaqje të rrathëve të zinj poshtë syve dhe rrudhave. I parandaloni këto dëme që i shkaktohen lëkurës duke përdorur një krem të mirë kundra diellit.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...