Mjekësia kineze na mëson se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me organet e veçanta të trupit dhe fytyra tregon kur vuajmë nga ndonjë mungesë ekuilibri, apo kur vuajmë nga ndonjë sëmundje tjetër.
Balli është i lidhur me zorrët. Nëse keni probleme me këtë pjesë të trupit përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të papërpunuara, shumë ujë dhe shmangni alkoolin.
Në mes të vetullave është zona që pasqyron mëlçinë. Përpiquni të qëndroni në ajër të freskët. Bëni joga, praktikoni ecjen dhe ushtrime të tjera.
Anash vetullave pasqyrohen veshkat. Nëse keni probleme me këtë organ duhet të reduktoni sasinë e kafeinës, të shmangni pijet e ëmbla dhe alkoolin. Pini sa më shumë ujë.
Hunda është e lidhur me zemrën. Kontrolloni vazhdimisht nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Pini çaj jeshil.
Pjesa e sipërme e faqeve (mollëzat) janë të lidhura me mushkëritë. Nëse keni probleme, lini duhanin dhe filloni të kryeni aktivitete fizike.
Goja dhe mjekra janë zonat e lidhura me stomakun. Konsumoni sa më shumë fruta, dhe ushqime të shëndetshme. Nëse vazhdoni të keni probleme konsultohuni me mjekun.
Nofullat dhe qafa, janë zona që lidhen drejtpërdrejt me hormonet. Nëse keni probleme konsumoni sa më shumë ujë dhe reduktoni konsumimin e erëzave, kripës dhe kafeinës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...