Raportimi i stuhive është një nga ngjarjet e rralla të gazetarisë, ku trupi fizik i një gazetari bëhet një mekanizëm informacioni. Në “Weather Channel”, ekipet e reporterëve shtrëngonin fort mikrofonët dhe sforcoheshin të qëndronin në këmbë, ndërsa erërat përplaseshin me ta pranë bregut të detit.
Por, përse e bëjnë gjithë këtë televizionet amerikane në veçanti?
“Ka një argument të fortë që qëndrimi në mesin e një stuhie nuk është diçka e zgjuar për t’u bërë, veçanërisht kur njerëzve u është kërkuar me zë të fortë evakuimi”, thotë Chris Cuomo i CNN.
Pavarësisht kushteve apo stuhisë, reporterët e motit nuk e fshehin krenarinë për trimërinë e treguar dhe angazhimin e tyre për ta sjellë historinë në ekran, ashtu siç duket në terren.
Ka ndodhur që, për këtë të paguhet edhe çmimi, siç ndodhi me reporterët e “Good Morning America”m që u goditën dhe thuajse u mbytën nga një dallgë gjatë uraganit “Sandy” në vitin 2012, transmeton “Tch”.
Në maj të këtij viti, dy gazetarë në Karolinën e Veriut humbën jetën, pasi një makinë ra mbi ta, ndërsa po mbulonin kushtet e motit gjatë stuhisë “Alberto”. A ia vlen e gjithë kjo, dhe më e keqja, a është ky një shembull i rrezikshëm për njerëzit që u është kërkuar të evakuohen?
Për shumë gazetarë, kjo është një arritje. Sa më të rrezikshme kushtet, aq më shumë shikues ata tërheqin, aq më shumë rriten edhe mundësitë e tyre për avancim në karrierë. Edhe i famshmi Dan Rather nisi ngjitjen pasi raportoi për një uragan në Houston në vitin 1961.
“Ky është superbowl-i ynë”, thonë ata.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?