NASA tha se pati një problem me funksionimin e mekanizmit të lëshimit dhe se ekipi i astronautëve është duke u kthyer në Tokë, me procedurat e parashikuara sipas protokollit.
Dy astronautët rusë nisën uljen emergjente në Tokë, pas një defekti teknik që pësoi raketa “Soyuz”, që u lëshua për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) paraditen e kësaj të enjteje, rreth orës 10:40.
Anija kozmike “Soyuz MS-10”, e cila gjendej në krye të raketës “Soyuz FG”, menaxhohej nga një ekip prej dy kozmonautësh, e jo 3 siç ishte parashikuar më herët.
Kozmonauti rus Alexey Ovchinin dhe astronauti i NASA-s, Nick Hague, priteshin t’i bashkoheshin ekipit të Ekspeditës 57 në ISS, me komandant Alexander Gerst nga Agjencia Europiane e Hapësirës, inxhinierest së fluturimeve të NASA-s, Serena Aunon-Chancellor, si dhe inxhinierit të fluturimeve të “RosCosmos”, Sergei Prokopyev, për 6 muajt në vijim, transmeton Tch.
Por, NASA njoftoi shumë shpejt se, për shkak të një “defekti teknik”, ekuipazhi po rikthehet në Tokë me një mënyrë të ngjashme zbritjeje si të një rakete balistike.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit