Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në Kuvend se po përgatitet “një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë” nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.
“Ajo industri u kthye në plagë sociale dhe zgjodhëm një mënyrë drastike për mbylljen e një elementi që rezultoi i pamundur të kontrollohej plotësisht. Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, tha Ahmetaj, transmeton top channel.
Ministri shpjegoi më tej se çfarë do të bëhet me ata që do të humbin punën nga vendimi i qeverisë.
“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, u shpreh Ahmetaj.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...