Paditet ish-drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri në Maqedoni

11:26 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Departamenti për zbulimin e krimit deri tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar padi penale kundër S.T (44) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, i padituri S.T në detyrën e drejtorit të Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për administratorë ka sjellur vendim për avancimin e 128 administratorëve pa zbatimin e procedurave adekuate ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I padituri S.T gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik. Ai pa procedurë transparente dhe pa mos respektuar ligjet ka sjellur vendim që të punësuarit në Agjenci t’i avancojë në vende më të larta pune, me çka ka rritur edhe të ardhurat e veta personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme