8 gjërat që vazhdoni të bëni gabim çdo ditë edhe pse keni shumë vite që përdorni tamponë

08:34 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Gjatë stinës së verës janë të shumta gratë që zgjedhin të përdorin tamponët për të shmangur sikletet e papritura gjatë ciklit menstrual, pasi nuk duan të heqin dorë nga rrobat e holla dhe të lehta apo fundet e shkurtra.

Megjithatë përdorimi i tamponëve nuk është i lidhur me një stinë të caktuar, ju mund t’i përdorni ato në çdo kohë. Edhe pse mund të ndiqni udhëzimet ilustruese që shkruhen mbi kutinë e paketimit të tamponëve, ekziston mundësia që të bëni disa gabime të cilat mund të sjellin efekte të padëshirueshme për shëndetin tuaj. Por cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë gratë me tamponët vaginalë? Zbulojini si më poshtë:

  1. Lani duart vetëm pasi e keni vendosur atë.
  2. Nuk e vendosni tamponin në thellësi të vaginës.
  3. I përdorni deri në fund të ciklit.
  4. Ndërroni tamponët vetëm një herë në ditë – Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 deri në 8 orë sepse ato nxehen brenda vaginës dhe krijojnë terren për bakteret.
  5. I përdorni edhe pas përfundimit të ciklit- Shpesh tamponët përdoren si masë mbrojtëse nga gratë edhe një ditë pas përfundimit të ciklit menstrual. Ky zakon është i gabuar dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
  6. Përdorni tamponin pasi keni urinuar.
  7. Nuk e ndërroni tamponin pasi keni bërë banjo.
  8. Flakni tamponët vetëm sepse janë blerë vite më parë- Tamponët nuk kanë datë skadence, kështu që edhe nëse janë blerë para disa vitesh, ata janë të sigurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme