Anëtari i sapo zgjedhur i presidencës së Bosnjës: Kosova është shtet i pavarur

07:54 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Anëtari i sapo zgjedhur i presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiç ka deklaruar se nuk ka dilema se Kosova është shtet i pavarur dhe se dëshiron që Bosnja ta njeh Kosovën.

“Me të vërtetë dua që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në mënyrë miqësore. Nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur. Ju e dini, ky është mendimi im”, tha Komshiq.

“Unë thashë se Kosova është një shtet i pavarur dhe se BiH do të ishte e mençur ta njihte këtë, por me Milorad Dodik në presidencë, me të vërtetë dyshoj se do të arrijmë atë vendim, por nuk e fsheh pozitën time”, tha Komshiç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme