Morena Taraku pranon një dhuratë të veçantë

23:50 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon çdo ditë fotografi të ndryshme në Instagram, përmes së cilave i prezanton fansat me jetën e saj të përditshme.

Së fundmi, Taraku ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës).

Ata i kanë dhuruar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës, me mbishkrimin “M.Taraku”.

Modelja ka falënderuar ekipin e Kosovës për këtë dhuratë kaq të veçantë dedikuar asaj.

Nesër (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e madhe në mes të Kosovës dhe Maltës, dhe me siguri Morena do të jetë e pranishme.

Taraku tash e sa kohë është zhvendosur në Stamboll të Turqisë, ku është duke punuar atje për projektet e reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme