Gjykata Speciale e ka marrë sot edhe hapin e fundit para funksionalizimit të plotë.
Në një letër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, të cilën KTV-ja e ka parë, ajo kërkon mendimet e grupit të avokatëve që janë pjesë e Grupit Punues për Mbrojtjen e Viktimave, para formimit të trupës së përhershme që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.
Konsultimet Trendafilova i ka kërkuar për Kodin e Etikës Profesionale për Mbrojtësit dhe Prokurorët para Dhomave të Specializuara.
Trendafilova u ka dhënë afat palëve për të dhënë mendimet e tyre deri më 12 nëntor.
Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe avokati kosovar, Artan Çerkini, i cili ka thënë për KTV-në, se do të punojë bashkë me të tjerët për të themeluar trupën e përhershme të avokatëve.
Pas themelimit edhe të kësaj trupe, Specialja do të jetë gati të nisë punën e plotë./KTV/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani