Google ADS

Tayna prezanton prindërit

22:26 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Reperja e njohur këtë vit është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur.

Ajo depërtoi gjatë verës në tregun muzikor, ndërsa po vazhdon të jetë aktive me koncerte e mbrëmje të shumta.

Reperja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Ajo ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë së fundmi ka vendosur që si rrallë herë, të prezantojë dy nga njerëzit e saj më të dashur.

Bëhet fjalë për dy prindërit e saj, të cilët tashmë janë krenar me të arriturat e të bijës.

Mesa duket, familja kanë shijuar një darkë së bashku, pas një vale të ngjeshur me koncerte e angazhime të shumta muzikore të reperes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme