Kombëtarja U21 ka mbajtur sot dy stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Izraelin, e cila do të zhvillohet më 16 tetor në Tel Aviv.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi edhe në këtë grumbullim ka ftuar disa futbollistë të rinj me synimin që ngadalë ta përgatisë ekipin në të cilin do të llogarisë për edicionin e ardhshëm të kualifikimeve.
Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ashtu sikurse edhe gjendja e futbollistëve, të cilët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për ta mbyllur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2019.
Kombëtarja U21 do të vazhdojë me stërvitje edhe nesër në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër