Bylbyl Sokoli e konfirmon shkarkimin nga Llapi

20:42 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Trajneri Bylbyl Sokoli është shkarkuar ka kryesia e klubit të Llapit ditën e sotme, raporton Insporti.com.

Drejtori sportiv i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina, ia ka konfirmuar sot lajmin futbollistëve.

Insporti.com e ka kontaktuar Sokolin e cili e ka konfirmuar lajmin.

“Këtë informatë e kam marrë nga lojtarët dhe trajnerët dhe e respektojë këtë vendim pasi që vjen zyrtarët e klubit”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Sokoli e ka marrë drejtimin e Llapit në fillim të këtij edicioni për të arritur rezultate të kënaqshme.Pas xhiros së tetë në Llapi ndodhet e treta me 16 pikë të mbledhura, shtatë më pak se lideri Feronikeli dhe dy më pak se Prishtina që ndodhet e dyta.

Ndryshe, Sokoli ditë më parë është sulmuar nga tre persona në hyrje të banesës së tij në Prishtinë pas ndeshjes Prishtina – Llapi.Policia e Kosovës po merret për identifikimin e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme