Google ADS

Liga e Kombeve: UEFA publikon të ardhurat, ja sa mund të fitojë Kosova

20:00 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Liga e Kombeve, përveçse është një shans i shtuar për të gjitha kombëtaret e Europës, për në “EURO 2020”, ka edhe përfitime financiare.

Siç ishte publikuar në nisje të këtij kompeticioni të ri, çdo skuadër nga Liga A, do të fitonte 1.5 mln euro, nga Liga B, 1 mln euro, nga Liga C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 750 mijë euro, dhe nga Liga D, 500 mijë euro.

Por, ditën e sotme, UEFA njofton se ka vendosur të rrisë këto shpërblime për të gjitha skuadrat. Kështu, në Ligën C të Shqipërisë, do të ketë një rritje prej 375 mijë eurosh, e përkthyer ndryshe, Shqipëria do të përfitojë 1 milionë e 125 mijë euro, në fund të këtij kompeticioni. Në rast fitore të grupit, me Skocinë dhe Izraelin, Kombëtarja do të fitojë edhe 1 milionë e 125 mijë euro të tjera.

Në anën tjetër Kosova do të përfitoj 750.000 euro si pjesëmarrëse në garë dhe 750.000 euro të tjera nëse del e para në grup.

Gjithashtu fituesi i Ligës D do të përfitojë edhe një shumë prej 1.5 milionë euro të tjera, ku nëse Kosova fiton Ligën përveç kualifikimit në Kupën e Evropës do të arkëtoj edhe 3 milionë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme