Google ADS

Challandes: Nesër do të luajë ekipi më i mirë, ndihem pak kosovar

19:33 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, sonte ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maltën.

Kosova dhe Malta nesër do ta zhvillojnë takimin në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë së ka shumë zgjidhje për formacionin e parë, por nuk do ta zbulojë sonte formacionin titullar.

“Natyrisht nuk do ta jap startuesen dhe nesër në mëngjes do t’ia zbuloj lojtarëve formacionin bazë. Rikthimi i Valon Berishës është lajm i mirë, mirëpo është mirë që kam këtë problem sepse ka shumë opsione”, deklaroi Challandes.

Ai po ashtu ka folur edhe për skuadrën kundërshtare, Maltën.

“Unë e kam studiuar lojën e Maltës ndaj Azerbajxhanit dhe kam parë që janë skuadër kompakte. Pres një skuadër kompakte në aspektin defensiv, një ekip që luan me kundërsulme të shpejta dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, duhet ta mbajmë posedimin e topit dhe jo vetëm të sulmojmë, sulmojmë. Duhet të gjejmë hapësira dhe të krijojmë raste. Si trajnerë gjithmonë e themi të kundërtën,  kam shumë respekt për të gjitha skuadrat e grupit, por nuk iu frikësohem. Ju si gazetarë mund ta shkruani se jemi favorit, por unë si trajner nuk mundem ta them atë, gjithmonë kam respekt për kundërshtarët. Nuk do të jetë lehtë, nuk mund të them se mund të shënojmë 1,2,3 gola, por që duhet të japim maksimumin. Filozofia ime është gjithmonë që skuadra të dhurojë përformancën më të mirë”, shtoi Challandes.

“Unë nuk flas për pikët, flas gjithmonë për përformancën, nuk është logjika ime të mendoj për pikët, futbolli gjithmonë nuk është fitore, por ajo që dua nga lojtarët është që të kem përformancën e tyre më të mirë dhe tani e kam këtë, dua të them qe ndihem pak kosovar” përfundoi trajneri i përfaqësueses së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme