Google ADS

Dimovski-Ademit: Dy palët kemi lënë anash ëndrrat për shtete të mëdha

16:27 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi në replikën e këtij të fundit për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dimovski i ka thënë Ademit se edhe maqedonasit kanë hequr dorë nga ëndrra e Maqedonisë së madhe. “Ne kemi hequr dorë nga Maqedonia e madhe, me kufij më të mëdhenj 10 here se këto aktualët. Njëjtë edhe ju keni hequr dorë. Tani duhet me përgjegjësi t’i themi jo kësaj marrëveshje” tha Dimovski.

Ademi tha se e ardhmja është e të gjithëve.

Përndryshe, në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë, realizohet debati për marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimet kushtetuese në vend, sipas kësaj marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme