Mourinho po ‘zbarkon’ në Serbi, do të befasoheni përse!

16:15 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Pavarësisht se po konsiderohet si “një njeri i vdekur duke ecur” nga shumë njerëz, në lidhje me sigurinë e pozitës së tij në Manchester United, Jose Mourinho ende ka besimin e menaxhmentit të klubit anglez dhe gjithashtu do të udhëtojë për një mision për të vëzhguar disa lojtarë.

Sipas raporteve të “Daily Telegraph”,  Mourinho do të udhëtojë në Serbi për të parë dhe për të kontaktuar me Nikola Milenkoviç i Fiorentinës dhe ylli i Serie A, Sergej Milinkovic-Saviç.

Të dy lojtarët janë gjithashtu në radar të Juventusit dhe Mourinho po kërkon të përfitojë nga një kontakt i drejtpërdrejtë, përcjell “lajmi.net”.

Milenkoviç ka qenë shtylla kryesore e Fiorentinës këtë sezon, duke luajtur në të gjitha ndeshjet për 90 minuta dhe duke shënuar 2 gola.

Ndërkohë, Milinkoviç-Saviç pati një sezon fantastik 2017/18, por që tani po lufton të rikthehet sërish në formën më të lartë. Në 9 ndeshje në të gjitha garat për Lazion, lojtari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme