Google ADS

Ç’do të thotë të të japin Çelësin e Qytetit

15:47 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Kanada është 45.0 gradë Celsius, shumë më e lartë se sa piku që është regjistruar ndonjëherë në vendet tropikale si Brazili apo Tajlanda.

Akti i “dhënies së çelësit të qytetit”, është një vazhdim i një praktike mesjetare ku qytetet zakonisht i mbyllnin dyert gjatë natës, për arsye sigurie. Por ai që kishte marrë çelësin mund të hynte dhe dilte në çdo kohë, dhe kjo cilësohej një nder shumë i madh për individin në fjalë.

Pesë herë fituesi i Tour de France, 19-vjeçari Migeel Indurain, kishte 28 rrahje zemre në minutë kur pushonte. Një njeri i zakonshëm, ka një normë prej 60 rrahjesh në minutë, kur nuk është duke kryer ndonjë aktivitet fizik.

Grupi muzikor austriak i quajtur ‘Das Erste Ëiener Gemüseorchester”, përdor instrumente të prodhuara tërësisht nga perimet, dhe pas shfaqjes i përdorin këto të fundit për të gatuar supë.

Xho Arridi cilësohet si i burgosuri më i lumtur ndër të dënuarit me vdekje në SHBA. Ai kishte një koefiçent inteligjence vetëm 46, dhe luante gjithë kohës me një tren lodër, që i ishte dhënë nga drejtori i burgut. Për shkak të mungesës të të kuptuarit të realitetot, ai vetëm buzëqeshte teksa po shkonte të ekzekutohej në dhomën e gazit.

Njerëzit që janë duke u mbytur, nuk mund të ngrenë dot krahët për të kërkuar ndihmë. Natyra i detyron ata instinktivisht të shtrijnë anash krahët e tyre, dhe ushtrojë presion poshtë në sipërfaqen e ujit. Kjo bën që ata që janë duke u mbytur, të lëvizin trupin e tyre në mënyrë që tënxjerrin gojën nga uji për të mundur të marrin frymë.

Deri në vitin vitin 1993, Kulla BT në Britani ishte një sekret shtetëror zyrtar, pavarësisht se ishte një strukturë 177 metra e gjatë në mes të Londrës, dhe që ishte e hapur për publikun.

Kërpudhat mund të krijojnë një fllad të lehtë, edhe kur ajri është i qetë. Ato lëshojnë avuj uji, duke e ftohur ajrin, dhe krijuar kësisoj një rryme konveksioni që ndërpret ajrin duke lëvizur, duke zhvendosur sporet e veta.

Shumica e “parashikimeve” të bëra nga Nostradamusi janë të rreme. Ai nuk parashikoi siç duhet as vetë vdekjen e tij, pasi ishte sekretari i vet ai që e redaktoi parashikimin pas vdekjes së “profetit”.

Pjesa lindore e Laosit u bombardua aq shumë gjatë Luftës së Vietnamit, saqë shumica e banorëve munden ende sot të plotësojnë të ardhurat e tyre duke mbledhur skrapin e municioneve. / bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme