Prokurorja Speciale Fatime Fetai, në seancën e sotme për lëndën “Dhuna në Qendër”, i ka thënë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski se “po i afrohet koha”.
Gruevski në seancën e sotme, duke qeshur tha se prokurorja Fatime Fetai flet pa mos marrë të drejtën e fjalës, ndërsa gjykatsja ju përgjigj se ajo është prokurore dhe ka të drejtën e fjalës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumë jeni të disponuar duke pasur parasysh se ju afrohet koha”, i tha Fetai, ndërsa Gruevski ju përgjigj se nuk duhet të shqetësohet shumë për disponimin e tij.
Pas diskutimeve mes Fetait dhe Gruevskit gjykatësi bëri thirrje për qetësi në seancë, ndërsa disa nga të akuzuarit ju drejtuan opinioni me fjalët “hajde, publikojeni edhe këtë tani”.
Përndryshe, seanca e radhës për lëndën “Dhuna në Qendër” në të cilën mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, është caktuar për më 16 tetor.
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese