Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar sot studentët nga Kosova që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll.
Përmes një statusi në Facebook, ministri Lekaj ka treguar se ka pranuar një mirënjohje në emër të shtetit të Kosovës nga konsorciumi Limak dhe Universiteti Bogaziçi.
Postimi i plotë i Pal Lekaj:
Kënaqësi që sot pata rastin t’i uroja studentët nga Kosova, gjenerata e IV, që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll.
Duke i përgëzuar studentët tonë për profesionalizmin që kanë treguar gjatë shkollimit të tyre, shpreha mirënjohjen e shtetit tonë për konsorciumin Limak, që të njëjtëve do t’ju ofrojë mundësi punësimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Po ashtu, u ndjeva mjaft i nderuar për mirënjohjet që pranova në emër të shtetit të Kosovës, nga konsorciumi Limak dhe Universiteti Bogaziçi.
Kosova po përgatitet çdo ditë e më shumë që të ketë të gjitha institucionet e saj të kompletuara, e në këtë rast edhe kuadrot që do të shërbejnë në fushën e aviacionit civil.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?