Pacolli: Kosova ngrihet në status në Organizatën ndërkombëtare e Frankofonisë

15:09 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avancimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.

Ai thotë se ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.

“Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme. Jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet”, tha Pacolli.

“Vendeve anëtare të Frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falënderova për konstruktivitetin e trajtimit të çështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror”, theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme