Rezultatet e sondazhit të cilin e ka zbatuar instituti francez për hulumtim të opinionit publik (IFOP) flasin se 81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”.
Në bazë të të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës dhe vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.
Megjithatë, një pjesë e masdhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një “pengesë për jetën në fshat”.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një “jetë cilësore”.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj