Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë. Rreth orës 11:50 në vendin e quajtur Munaz, shtetasi me inicialet A.P., 47 vjeç banues në Lezhë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Sipas burimeve policore nga ky aksident ka humbur jetën shtetasja me inicialet M.P., 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe kanë mbetur të lënduar shtetasi Gj.P., dhe shtetasja D.P., të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit ku janë nën kujdesin mjekut.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...