Google ADS

Tërmete të reja në Shqipëri

13:33 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Shqipëria vijon të mbetet një vatër e nxehtë për sa i përket lëkundjeve sizmike.

Teksa këtë verë ka pasur edhe tërmete të fortë që kanë sjellë dëme të konsiderueshme materiale, lëkundjet e tokës vijojnë ende.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave gjatë mëngjesit të sotëm lëkundje të lehta janë ndier në Lushnjë dhe në Gjirokastër.

Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme