Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson.
Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit pa vonesë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit.
Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...