Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kundërshtuar vendimin e ndryshimit të territorit mes komunës së Graçanicës dhe Fushë Kosovës.
Deputeti i kësaj partie, Xhelal Sveçla ka thënë se ndërrimi i vijës kufitare mes dy komunave është një vendim tërësisht i jashtëligjshëm, përcjell arbresh.info.
Ai ka thënë se arsyeja e dhënies së dy zonave që kanë qenë pjesë e komunës së Gracanices komunës së Fushë Kosovës po bëhet për shkak të pastrimit të shqiptarëve në ato zona.
“Pyetja kryesore në këtë rast është se përse një komunë pranon të zvogëlohet dhe ti jap territor një komune tjetër. Ky ndryshim i kufirit është i padrejtë por legjitimimi i kësaj nga ana e drejtësisë është edhe më e ta drejtë. Përmes kësaj po shantazhohet lëvizja e lirë e qytetarëve atje. Këto dy pjesë janë dhënë Fushë Kosovës për shkak se banohen me shumicë shqiptare. Me këtë ndryshim do të thotë që komuna e Graqanicës pastrohet nga shqiptarët”
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se këtë do ta dërgoj edhe në gjykatën kushtetuese.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...