Google ADS

‘Nëse nuk do ma jepte brezin, unë e di ku parkon…”

10:26 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Khabib Nurmagomedov publikoi në Instagram një foto me brezin e titullit të peshës së lehtë në UFC. Në mesazhin e fotos, i tha Presidentit të UFC-së, Dana White, se bëri mirë që më në fund ia dorëzoi këtë brez, të cilin nuk ia dha në oktagon pas sherrit masiv që nisi rusi me stafin e Conor McGregor.

“Ka fat që më dha brezin. Nëse nuk do ma jepte, unë e di ku parkon makinën dhe do ia kisha shkatërruar”, lexohet në postimin e Khabibit.

Në fillim u mendua se rusit nuk do i jepnin fare brezin si dënim, por në fund ai e ka marrë çmimin e tij.

Për këtë duel do të flitet shumë gjatë. Rusi Khabib Nurmagomedov e vuri poshtë rivalin e tij, irlandezin e famshëm Conor McGregor. Por ngjarja e shumëpritur e UFC nuk shkoi ashtu siç duhej pasi mes ekipeve shpërtheu një përplasje fizike e pazakontë në histori.

Të gjithë e dinë se McGregor nuk e mban gojën dhe zakonisht i pëlqen që të ofendojë. Ndaj është shumë interesant të mësohet se çfarë i tha Nurmagomedov në sekondat e fundit të ndeshjes, kur e kishte vënë poshtë.

“Hajde flasim tani,” i tha rusi, teksa ia mbante fytyrën pranë.

Më pas ai u nis e kapërceu oktagonin, duke u hedhur në kampin e rivalit.

Thuhet se sherri ishte provokuar nga irlandezi. Rusi tha se ia kanë ofenduar fenë dhe atdheun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme