Dhjetë aksidente në Shkup, tre persona të lënduar

10:27 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

 

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion. 55 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, si dhe shkelje tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe 31 këmbësor, të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalim për këmbësor dhe katër këmbësor kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Zyrtarët policorë kanë dënuar edhe 87 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme